Nuhiu: Na pret kundërshtar agresiv

Futboll

Nuhiu: Na pret kundërshtar agresiv

Më: 23 prill 2022 Në ora: 12:43
Nuhiu: Na pret kundërshtar agresiv

Në konferencën e 30-të të klubit të Dritës së Gjilanit, u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Almir Ajzeraj. 

Në këtë konferencë u theksuan pritshmëritë, por edhe përgatitjet për ndeshjen FC Drita – KF Malisheva, ku u potencua se fitorja është synimi i vetëm. Ndeshja luhet sot në Gjilan, në orën 14.00.

Kryetrajneri Nuhiu theksoi se nesër na pret një ndeshje e fortë ndaj një skuadre me sulm të shpejtë, ku FC Drita duhet të jetë e fokusuar. 

“Presim një kundërshtar të fortë, një skuadër me eksperiencë që e njeh kampionatin mirë.

Skuadër e shpejtë në sulm dhe agresive në aspektin defanziv.

E rëndësishme për skuadrën tonë është të kemi përqendrim maksimal, ta zotërojmë topin dhe të jemi të gatshëm për të reaguar.

I kemi përgatitur edhe stërvitjet në atë mënyrë që të kemi mundësi të qajmë në pikat e tyre më të dobëta dhe të kemi kujdes në pikat e tyre të forta. Kam besim te grupi që do të performojë në mënyrën më të mirë, të ndëshkojmë dhe të marrim tri pikë”, ka theksuar Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat