Tirana njofton tifozët për çmimin e biletave

Futboll

Tirana njofton tifozët për çmimin e biletave

Më: 22 prill 2022 Në ora: 12:26
Tirana njofton tifozët për çmimin e biletave

Tirana do të rikthehet të luajë në stadiumin “Selman Stërmasi” pas gjashtë muajsh dhe këtë do ta bëjë ndaj Kastriotit, të dielën në orën 16:45.

Klubi bardheblu me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije çmimet e biletave për këtë duel.

Biletat variojnë nga 300 lekë të reja deri në 1000 lekë të reja. Në tribunën A, bileta do të kushtojë 1000 lekë. Në tribunën C, D, E, F dhe G do të kushtojë 300 lekë të reja.

Për sektorin mik, në tribunën B bileta kushton 1000 lekë të reja dhe për tribunën H, 300 lekë të reja.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TIRANËS –

“Dalin në shitje biletat e takimit KF Tirana-KS Kastrioti e vlefshme për javën e 30 (tridhjetë) të kategorisë “Abissnet Superiore”. Biletat i gjeni në pikat e shitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat