Te Azerbajxhani nuk durojnë dot më me italianin

Futboll

Te Azerbajxhani nuk durojnë dot më me italianin

Më: 22 prill 2022 Në ora: 12:12
Te Azerbajxhani nuk durojnë dot më me italianin

De Biazi nuk arriti që të shtojë sadopak entuziazmin e ambientit sportiv te Azerbajxhani, pasi për të kërkuar atë që realizoi te Shqipëria, është tepër. Rezultatet e italianit te kjo Kombëtare janë të tmerrshme, ndërsa të gjitha mediat sportive kërkojnë shkarkimin e tij.

Së fundmi janë ish-futbollistë që po shprehen hapur dhe dëshirojnë ndryshimin e trajnerin. Vagif Javadov, ish-lojtari i Azerbajxhanit ka shkuar më tej duke u shprehur se De Biazi nuk është trajner.

“Kur De Biazi erdhi te Azerbajxhani u kuptua që në ditën e parë se nuk e njeh dhe nuk dëshiron që ta njohë kampionatin tonë, Kombëtaren, lojtarët.

Kur erdhi tha se i njihte lojtarët e Azerbajxhanit, se kishin potencial të madh e kështu me rradhë.

Por në fakt rezultoi e kundërta. Do t’i jepja një lamtumirë De Biazi sa nuk është vonë. Mund të jetë trajner i mirë, por te Azerbajxhani e tregoi se nuk është trajner”, tha Javadov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat