Real Madridi po planifikon të përforcohet

Futboll

Real Madridi po planifikon të përforcohet

Më: 21 prill 2022 Në ora: 16:28
Gnabry

Real Madridi po planifikon të përforcohet në repartin ofanziv gjatë verës që po vjen.

“Los Blancos” fillimisht do të “pastrohen”, pasi pritet largimi i Gareth Balet e Eden Hazardit.

E më pas, “Mbretërit e Spanjës” do të intervenojnë me prurje të reja në “Santiago Bernabeu”.

Mediumi spanjoll “Sport” raporton se klubi spanjoll ia ka vënë syrin sulmuesit të Bayern Munichut, Serge Gnabry.

Raportimet e fundit thonë se gjiganti bavarez nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me lojtarin dhe bisedimet janë ndalur tashmë.

Për këtë arsye, klubi nga “Allianz Arena” është i gatshëm ta shesë sulmuesin e rrezikshëm gjerman.

26 vjeçari me këtë rast mund të përfundojë në Madrid nëse palët arrijnë marrëveshje.

Ky pa dyshim do të ishte një përforcim i madh për madrilenët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat