Në garë për futbollistin shqiptar

Futboll

Në garë për futbollistin shqiptar

Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:28
Në garë për futbollistin shqiptar

Nedim Bajrami është bërë dëshirë e klubeve të njohura italiane.

Futbollisti shqiptar po shkëlqen në fanellën e Empolit, nga i cili mund të largohet gjatë verës që vjen.

Mesfushori kreativ qe një kohë është bërë objektiv i Lazios dhe drejtori sportiv Igli Tare po punon në këtë drejtim, për ta sjell bashkëkombësin e tij në kryeqytetin italian.

E mediumi italian “Corriere dello Sport” sot raporton se në garë për përfaqësuesin shqiptar është futur edhe Napoli, i cili është i gatshëm të përballet me “Biancocelesti” për ta transferuar lojtarin.

Javë më parë spekulohej edhe për një interesim të mundshëm të Milanit për futbollistin shqiptar.

23 vjeçari është lindur dhe rritur në Zvicër, por në fund vendosi ta përfaqësojë vendin e prindërve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat