Mbappe kthehet në çështje shteti

Futboll

Mbappe kthehet në çështje shteti

Më: 21 prill 2022 Në ora: 11:53
Mbappe kthehet në çështje shteti

Rinovimi i Kylian Mbappe me Paris Saint Germain është një çështje që ka dalë përtej kufijve të klubit dhe ka marrë vëmendjen e një shteti të tërë.

Drejtuesit e PSG-së nuk e pranojnë idenë që Mbappe mund të largohet me parametra zero në fund të sezonit dhe për t’i ndryshuar mendjen sulmuesit francez, kanë angazhuar edhe vetë presidentin Emmanuel Macron.

Vetë ky i fundit ka pranuar se po përpiqet që ylli francez që qëndrojë në Ligue 1, për të rritur edhe më shumë prestigjin e PSG-së, por edhe vetë kampionatit vendas të futbollit.

“Nëse do të ishte mundësia e transferimit te Marseille, do bëja gjithçka që ta realizoja, por kjo është e pamundur. Megjithatë po përpiqemi që ta mbajmë akoma në Ligue 1”, deklaroi Macron.

Kontrata e Mbappe me Paris Saint Germain skadon në fund të këtij sezoni dhe duket se vetë sulmuesi francez preferon një transferim në Madrid te Reali, ku e pret miku i tij, Karim Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat