Arminia shkarkon trajnerin

Futboll

Arminia shkarkon trajnerin

Më: 20 prill 2022 Në ora: 11:43
Arminia shkarkon trajnerin

Drejtuesit e Arminias kanë humbur durimin dhe kanë shkarkuar trajnerin Frank Kramer.

49-vjeçari mori drejtimin e bluve në marsin e vitit të kaluar, por në shtatë ndeshjet e fundit në Bundesliga ka regjistruar vetëm një barazim.

Arminia renditet në vend të parafundit dhe po lufton për të qëndruar në elitë.

Mediet gjermane shkruajnë se drejtimi i skuadrës i është besuar për momentin Marko Kostmann, trajnerit të portierëve, i cili do të debutojë në stolin e Arminias në transfertën përballë Kolnit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat