Çudit ish-kampioni i botës

Futboll

Çudit ish-kampioni i botës

Më: 20 prill 2022 Në ora: 11:31
Çudit ish-kampioni i botës

Vinicius Junior po kalon një moment të mirë në aspektin profesional.

Sulmuesi brazilian është bërë i paprekshëm për Carlo Ancelottin këtë sezon te Reali i Madridit. Luan pothuajse të gjitha ndeshjet. Vazhdimësia i ka siguruar grumbullimin rregullisht në përfaqësuesen e Brazilit. Megjithatë, nga përtej oqeanit nuk vijnë vetëm lëvdata. Luizao, një ish-kampion bote me “Seleçaon” (2002), ka kritikuar ashpër Vinicius. Ai thotë se bën gabime të shumta, madje shkon deri aty sa e quan “budalla”.

“Vinicius është budalla. Ai nuk di t’i vjedhë topin portierit, nuk di të shënojë gola. Duhej të stërvitet, të përmirësohet me goditjet me kokë, të godasë më shumë portën. A është i zoti për të asistuar? Hera e parë që topi kaloi topin te Benzema me këmbën e majtë ishte tani”, deklaroi Luizao në podkastin e “Reis da Resenha”.

Më tej, shton: “Ai luan si demon, duhet të përmirësohet, të mësojë. Vinicius duhet të stërvitet që të mund të shënojë me këmbën e majtë”.

Është e qartë se ish-sulmuesi brazilian nuk është i bindur nga lojtari i Realit.

Në moshën 21-vjeçare Vinicius ka regjistruar 14 gola plus 10 asistime këtë sezon në La Liga. Plus dy gola të tjerë dhe shtatë asistime në Champions League. Shifra të rëndësishme.

Luizao mburret me faktin se ka fituar një Kupë Botërore (2002) dhe një medalje bronzi në Lojërat Olimpike të vitit 1996. Pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi në ligën braziliane (Palmeiras, Vasco da Gama, Corinthians, Gremio, Botafogo, Sao Paulo , Santos…) por në sezonin 1997/98 u bë pjesë e Deportivo la Coruñas në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat