Bayern cakton çmimin për Lewandowskin

Futboll

Bayern cakton çmimin për Lewandowskin

Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:21
Bayern cakton çmimin për Lewandowskin

Bayern Munich do ta lërë Robert Lewandowskin të lirë në fund të këtij sezoni për një shumë prej 40 milionë eurosh.

Mediet gjermane raportojnë se pavarësisht faktit që kontrata e 33-vjeçarit me kampionët në fuqi të Gjermanisë përfundon vitin e ardhshëm, bavarezët kanë përcaktuar çmimin sa e vlerësojnë kartonin e sulmuesit, ndonëse klubi ende vazhdon të kërkojë rinovimin me të.

Pavarësisht dëshirës për rinovim, klubi nuk pranon që ta zgjasë më shumë se dy vite kontratën si dhe nuk i ofron rritje të pagës. Te Bayern kanë filluar rinovimet e kontratave me lojtarët e tjerë, por duket se te Lewandowski bisedimet kanë ngecur.

Në Gjermani gjithmonë e më shumë shtohen raportimet se mund të jenë zhvilluar bisedime mes Lewandowskit dhe Barcelonës dhe në kushtet që sulmuesi nuk po pranon rinovimin, klubi bavarez ka vendosur që t’i përcaktojë një çmim dhe ta shesë këtë verë, në vend që të rrezikojë ta humbasë me parametra zero sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat