Rinovon kontratën e futbollistit shqiptar

Futboll

Rinovon kontratën e futbollistit shqiptar

Më: 19 prill 2022 Në ora: 13:38
Rinovon kontratën e futbollistit shqiptar

Mërgim Vojvoda ka rezultuar në këtë sezon si një nga futbollistët më të vlerësuar në radhët e Torinos. Anësori i përfaqësueses së Kosovës është një titullar fiks i formacionit të trajnerit Ivan Juric, teksa besimin e ka shpërblyer edhe duke dhuruar tre asiste.

Në këtë formë, drejtuesit e kubit “granata” po mendojnë t’i rinovojnë kontratën 27-vjeçarit.

Në fakt, kontrata e tij skadon në vitin 2024, megjithatë te Torino i druhen një oferte nga ana e Milan dhe nëse i rinovojnë kontratën atëherë do të përfitonin më shumë nga një transferim i mundshëm i Vojvodës në Milano.

Kuqezinjtë e shohin Vojvodën si lojtarin e duhur për linjën e majtë aty ku Calabria nuk është në lartësinë e duhur, ndërsa një tjetër avantazh për futbollistin është edhe lehtësia e tij për t’u aktivizuar në anën tjetër të fushës. Megjithatë, ende nuk ka një lëvizje konkrete nga ana e Milan, ndërsa te Torino po marrin masat për të përfituar sa më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat