Atletico Madridi nuk gabon, fiton me golin e minutës 90+8

Futboll

Atletico Madridi nuk gabon, fiton me golin e minutës 90+8

Nga: K.G. Më: 17 prill 2022 Në ora: 18:21
Atletico Madridi nuk gabon, fiton me golin e minutës 90+8

Atletico Madridit mezi po e gjen veten pas eliminimit në çerekfinale të Champions League, sot arriti një fitore me vuajtje në kampionatin spanjoll. 

Atletico para shikuesve të vet shënoi fitore (2:1) ndaj Espanyolit, në takimin e javës së 33-të.  

Futbollisti Yannick Carrasco në minutën e 52-të e 90+8 nga penalltia shënoi për Atleticon dhe de Tomas në atë të 74-tën për Espanyolin.

Atletico mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 71-të, Kondogbia përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Atletico zë vendin e katërt me 60 pikë, ka tre më shumë se pozita e pestë Betisi dhe Espanyol renditet i 11-ti me 39.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat