Vanoli: Goli i parë ishte gabim i yni

Futboll

Vanoli: Goli i parë ishte gabim i yni

Më: 17 prill 2022 Në ora: 16:24
Vanoli: Goli i parë ishte gabim i yni

Dinamo mori një tjetër humbje të rëndë, kësaj radhe përball Laçit në transfertë dhe mund t’i thotë lamtumirë Superiores. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol Pas Goli”, tekniku i bluve kryeqytetas, shprehu zhgënjimin e tij për sa i përket kësaj sfide.

A vendosën detajet? – Goli i parë ishte gabim i yni. Lojtari që bëri atë gabim shpresoj mos të ketë ardhur vetëm për pushime. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në të gjitha aspektet.

E kam zakon të flas për arbitrat. Dua të di se çfarë ka parë te momenti i penalltisë. Duhet të tregojë më shumë respekt sepse Dinamo është një klub i madh. Qëkur kam ardhur unë këtu këta lojtarë kanë gabuar vetëm një ndeshje, por pikë nuk kemi marrë.

Penalltia? – Nuk mendoj se më takon mua të analizojë situatën, por për mua Rexhinaldo ka marrë topin dhe lojtari e ka goditur Rexhinaldon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat