Pesë ndeshje e 11 gola, kështu duket renditja në Superligën e Kosovës  

Futboll

Pesë ndeshje e 11 gola, kështu duket renditja në Superligën e Kosovës  

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2022 Në ora: 15:52
Pesë ndeshje e 11 gola, kështu duket renditja në Superligën e Kosovës  

Ballkani me hapa të fuqishëm po shkon drejt titullit të kampionit të Kosovës në futboll. 

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja, gati po e realizon qëllimin në luftë për titull. 

Therandasit kryeson me 63 pikë, 8 më shumë se Gjilani dhe 11 se Drita. 

Kampioni në fuqi, Prishtina, me humbje në Therandë me 2:0 ndaj Ballkanit, duket se është dorëzuar për pozitën e katërt.

Ulpiana i ka më së keqi punët, por ende shpreson në ndonjë mrekulli për të mbetur në elitë e Feronikeli qysh moti është dorëzuar!

Pesë ndeshje e 11 gola ose mesatarja për ndeshje nga 2.2 gola 

BKT Superliga 
Llapi - Drita 1:0
Ballkani- Prishtina 2:O
Gjilani - Feronikeli 5:1
Drenica - Dukagjini 0:1
Malisheva - Ulpiana 1:0

Renditja 

1. Ballkani    29    19    6    4    47:17    63
2. Gjilani    29    14    13    2    45:24    55
3. Drita    29    15    7    7    44:20    52
4. Llapi    29    13    8    8    47:33    47
5. Prishtina    29    10    8    11    36:32    38
6. Malisheva    29    10    7    12    35:33    37
7. Drenica    29    10    5    14    39:42    35
8. Dukagjini    29    7    12    10    25:31    33
9. KF Ulpiana    29    5    9    15    26:50    24
10. Feronikeli    29    3    3    23    12:74    12
Në javën e ardhshme do të takohen: Drita - Malisheva, Feronikeli - Llapi, Ulpiana - Ballkani, Dukagjini - Gjilani dhe Prishtina - Drenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat