Drita gati për Llapin, Nuhiu: Kemi analizuar kundërshtarin

Futboll

Drita gati për Llapin, Nuhiu: Kemi analizuar kundërshtarin

Më: 16 prill 2022 Në ora: 18:32
Drita gati për Llapin, Nuhiu: Kemi analizuar kundërshtarin

Në prag të ndeshjes së javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës, FC Drita ka mbajtur konferencë për media ku për përgatitjet dhe pritshmëritë folën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Hamdi Namani.

Drita kërkon fitore ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në takimin që luhet nesër në orën 14.00.

“Ndeshja e nesërme pritet të jetë e fortë kundër një skuadre me cilësi, por skuadra jonë është në një moment të mirë, me rezultate positive dhe duhet të shfrytëzojmë këtë moment", tha fillimisht trajneri Nuhiu. 

Sa i përket ndeshjes, Nuhiu theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe pret një përballje të fortë e të këndshme, duke dhënë maksimumin e skuadrës sonë.

“Kemi analizuar kundërshtarin, ata kanë shumë cilësi realisht por edhe ne kemi forcat tona.

Pres një ndeshje të fortë, një përballje të këndshme, sepse këtë do të na mundësojë edhe fusha. Kemi marrë të gjitha masat, kemi futbollistë lider brenda skuadrës, me përvojë dhe janë të vetëdijshëm që duhet menaxhuar në mënyrën më të mirë këtë fund të kampionatit. Ata e dijnë që nuk duhet të gabojnë, nëse duam të jemi në hap me rivalët tanë drejt titullit”, deklaroi Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat