Tirana bind

Futboll

Tirana bind

Më: 16 prill 2022 Në ora: 15:43
Tirana bind

Tirana gjithnjë e më pranë titullit kampion.

Bardheblutë nuk kanë ndërmend të ulin ritmin dhe pasditen e sotme kanë marrë një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin e pastër 0-3 ndaj Egnatias në Rrogozhinë, duke iu afruar edhe më shumë  titullit.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi shënoi që në sekondat e para me anë të Redon Xhixhës dhe më pas e pati të lehtë menaxhimin e lojës. Egnatia provoi të reagojë me disa goditje nga distance, por pa rezultat, ndërsa në pjesën e dytë ishin Hoxhallari e Najdovski që shënuan golat që vulosën fatin e sfidës.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 66 pikëve dhe në një nga dy ndeshjet e radhës mund të festojë zyrtarisht titullin kampion, ndërsa Egnatia mbetet në zonën e Play Out-it për shmangien e të cilës do të luftojë deri në fund ndaj Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat