Martinez merr vendim

Futboll

Martinez merr vendim

Më: 16 prill 2022 Në ora: 11:56
Martinez merr vendim

Lautaro Martinez raportohet se ka vendosur për të qëndruar te Interi.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi argjentinas thuhet se për këtë vendim i ka informuar edhe krerët e klubit.

Për të ardhmen e Martinezit është spekuluar shumë. Emri i tij vazhdon të jetë i lidhur me klubet si Tottenham Hotspur e Arsenal.

24-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Nerazzurrët” deri më 30 qershor 2026.

Martinez te Interi u transferua në vitin 2018 nga skuadra argjentinase, Racing Club, për 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat