Manchester City nuk shqetësohet për të ardhmen e Guardiolas

Futboll

Manchester City nuk shqetësohet për të ardhmen e Guardiolas

Më: 16 prill 2022 Në ora: 00:06
Pep Guardiola.

Manchester City nuk shqetësohen për të ardhmen e trajnerit të tyre, Pep Guardiola.

Guardiola ka kontratë me City deri në qershor të vitit të ardhshëm, por ‘Citizens’, nuk po shqetësohen për të ardhmen e trajnerit katalanas.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, bordi i Manchester City nuk sheh të ardhmen e Pep si një problem.

Ata e dinë që trajneri është i fokusuar vetëm në projektin e gjigantit anglez, Man City.

Shumë shpejt pritet që udhëheqësit e ekipi të diskutojnë me Pep për një marrëveshje të re.

Manchester City këtë sezon po kalon në një formë fenomenale, ata janë në vendin e parë në Premier Ligë, janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në gjysmëfinale të Kupës FA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat