Xhaka: Dua të arrij diçka me këtë klub

Futboll

Xhaka: Dua të arrij diçka me këtë klub

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:23
Xhaka: Dua të arrij diçka me këtë klub

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka folur për të ardhmen e tij, në një intervistë të fundit për “football.london”.

Xhaka ka insistuar se dëshiron të arrijë diçka të veçantë me klubin.

Xhaka ishte i lidhur me një lëvizje te Roma gjatë verës 2021, por ai vendosi që të vazhdojë me “Tropçinjtë”.

Roma do të ringjallë interesin për Xhakën gjatë merkatos së verës, por mesfushori ka insistuar se ai ka prioritete të tjera dhe koha e tij në Arsenal nuk ka përfunduar ende.

Edhe pse tifozët kanë qenë kritikë ndaj tij, mesfushori shqiptar, ka theksuar se dëshiron të ketë një marrëdhënie më të mire me tifozët, për të qenë më afër me ta.

“Dua të kem një marrëdhënie më të mirë me njerëzit jashtë, me tifozët, për të qenë më afër me ta. Nuk i takojmë asnjëherë, nuk bëjmë asnjëherë bisedë me ta”, ka thënë fillimisht Xhaka.

“Ata po na shohin në fushë vetëm për 90 minuta dhe lamtumirë. Ata nuk e dinë se si kemi stërvitur më parë, nuk e dinë se si ndihesh, nuk e dinë nëse ke probleme në familjen tënde, nuk dimë shumë pika”.

“Pas sezonit kam ende 2 vite kontratë këtu. Do të jap gjithçka derisa të jem në këtë klub futbolli. Këtë e them gjithmonë”.

“Unë nuk kam nënshkruar një kontratë të re, por e shijoj kohën time dhe kaq. Dua të arrij diçka me këtë klub, diçka të veçantë. Dhe para kësaj, nuk largohem”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat