Rinor Ajdini: Goli kundër Vardarit më i bukuri në karrierën time

Futboll

Rinor Ajdini: Goli kundër Vardarit më i bukuri në karrierën time

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:17
Rinor Ajdini: Goli kundër Vardarit më i bukuri në karrierën time

Sulmuesii i KF Gostivari, Rinor Ajdini në mënyrë të shkëlqyeshme e shënoi golin në derbin kundër Vardarit, duke qenë kështu më meritori për fitoren e skuadrës së tij, pas së cilës Gostivari renditet në vendin e pestë me 29 pikë.

21-vjeçari nga Haraçina e Shkupit për Open-TV tha se ai gol ishte më i bukuri në karrierën e tij të deritashme.

“Ishte një ndjenjë e bukur për mua. Pata vetëbesim të madh kur e shënova golin në minutën e fundit që ishte gol triumfues i Gostivarit kundër një ekipi të madh sic është Vardari nga Shkupi”, deklaroi për Open-TV, talenti Ajdini.

“Ishte goli më i bukur në karrierën time dhe këtë gol ia dedikoj tifozëve tanë ‘Kastriotët’”, theksoi Rinor Ajdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat