Kosova pëson humbje të thellë nga Belgjika në stadiumin 'Fadil Vokrri'

Futboll

Kosova pëson humbje të thellë nga Belgjika në stadiumin 'Fadil Vokrri'

Nga: K. Goca Më: 12 prill 2022 Në ora: 21:46
Kosova pëson humbje të thellë nga Belgjika në stadiumin "Fadil Vokrri"

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje të thellë me rezultat 6:1 nga Belgjika, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.  

Përzgjedhësja e re e Kosovës, Karin Anneli Andersen. Debutoi me humbje. 

Futbollistja Tessa Wullaert ka qenë e pamëshirshme ndaj Kosovës. Tessa Wullaert është shënuese e katërfishtë dhe më e merituara për fitoren e thellë. 

Image

Për Belgjikën shënuan De Caigny (22'), Wullaert (41', 44', 54' e 65'-nga penalltia), Minnaert (77’) dhe për Kosovën Ereleta Memeti (68’). 

Image

Pas xhiros së tetë në Grupi F të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Kosova renditet në vend të pestë me 4 pikë e Belgjika është në pozitën e 2-të me 19 dhe Norvegjia kryeson me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat