Juventusi synon ta mbyllë në mënyrën më të mirë sezonin

Futboll

Juventusi synon ta mbyllë në mënyrën më të mirë sezonin

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:37
Allegri

Juventusi synon ta mbyllë në mënyrën më të mirë sezonin duke blinduar vendin në Champions League dhe duke triumfuar në Kupën e Italisë, me titullin në Serinë A që mbetet një ëndërr pavarësisht diferencës së ngushtuar me Milan-in kryesues.

Drejtuesit e klubit bardhezi kanë filluar të planifikojnë strategjitë e merkatos për sezonin e ardhshëm, në të cilin Zonja e Vjetër nuk do të ketë më në dispozicion Pualo Dybala-n, pas dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës së argjentinasit.

Për këtë arsye duhet gjetur një lojtar cilësor për të zëvendësuar numrin aktual 10 dhe, për momentin, emrat kryesorë në listën e Cherubini-t janë Zaniolo dhe Raspadori.

Megjithatë, nga Spanja ka ardhur një emër tjetër i rëndësishëm. Portali spanjoll Don Balon ka folur për një interesim të bardhezinjve për Joao Felix.

Talenti portugez duket se nuk është i kënaqur me stolin e lojës të Simeone-s në Madrid dhe do të ishte i hapur për një largim të mundshëm në fundin e sezonit.

Ndër të tjera, në rast se Atletico Madrid nuk do të arrijë të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Champions League, edhe menaxheri i tij Jorge Mendes do të këmbëngulte që të largohej nga Colchoneros.

Joao Felix vlerësohet mes 70 dhe 80 milionë euro dhe përveç Juventus-it duket se ka përfunduar edhe në radarët e Arsenal-it nëse do të vendosë të ndërrojë skuadër.

Cherubini e Allegri nuk do të ndaleshin vetëm te luzitani në shtëpinë e Atletico Madrid. Dihet për interesin e Zonjës së Vjetër për Renan Lodi, objektivi kryesor për krahun e majtë të mbrojtjes.

Për t’ia marrë brazilianin Simeone-s do të duhen 30-35 milionë euro dhe bardhezinjtë do të duhet të bëjnë kujdes edhe nga konkurrenca e Newcastle dhe Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat