Atletico Mineiro rinovon me Vargasin

Futboll

Atletico Mineiro rinovon me Vargasin

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:31
Atletico Mineiro rinovon me Vargasin

Atletico Mineiro rinovon kontratën me ish-futbollistin e Napolit!

Atletico Mineiro ka arritur të rinovojë kontratën me ish-futbollistin e Napolit.

Bëhet fjalë për Edu Vargas, i cili ka firmosur për zgjatjen e bashkëpunimit mes palëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi brazilian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se Vargas do të mbajë veshur fanellën e Atletico Mineiro edhe për 2 sezone të tjera.

Kontrata është rinovuar deri në vitin 2024 për Vargas, i cili sezonin e kaluar doli kampion i Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat