Bayerni është i pari në kampionat me nëntë pikë epërsi ndaj Borusia

Futboll

Bayerni është i pari në kampionat me nëntë pikë epërsi ndaj Borusia

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:21
Bayerni është i pari në kampionat me nëntë pikë epërsi ndaj Borusia

Gjermanët janë eliminuar nga Champions-i pesë herët e fundit që kanë humbur ndeshjen e tyre të parë. Megjithatë, trajneri i Vijarealit duhet të harrojë nokautin e bujshëm të PSG-së ndaj Barcelonës, e cila fitoi në raundin e parë. Sa shanse kanë gjermanët për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi humbën ndeshjen e parë çerekfinale kundër spanjollëve?

Edhe pse kanë arritur ta bëjnë më parë mrekullinë, ka një fakt që shqetëson tifozët bavarezë: Bajerni nuk e ka kthyer rezultatin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve që nga viti 2015, me pesë eliminime radhazi nga kompeticioni pas humbjes së ndeshjes së parë.

Katër prej tyre kanë ardhur kundër skuadrave spanjolle: Real Madrid dy herë, një herë Barcelona dhe Atletiko Madrid. Rikthimi i fundit bavarez erdhi në çerekfinalet 2014/’15 kundër Portos, me 6-1 në shtëpi pasi humbi 3-1 në ndeshjen e parë.

Ndryshe nga tentativat e fundit (të dështuara) të rikthimit ndaj skuadrave spanjolle, në këtë rast duhet të kemi parasysh diferencën në vlera mes dy skuadrave. Mjafton t’i hedhësh një sy Bundesligës dhe La Ligës.

Bayerni është i pari në kampionat me nëntë pikë epërsi ndaj Borusia Dortmundit dhe vjen nga tri fitore radhazi. Vijareali është i shtati në ligën spanjolle dhe ka marrë vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit, duke barazuar në shtëpi me Atletik Bilbaon në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat