Zuka: Ishte ndeshje interesante, jemi të kënaqur me pikën

Futboll

Zuka: Ishte ndeshje interesante, jemi të kënaqur me pikën

Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:30
Zuka: Ishte ndeshje interesante, jemi të kënaqur me pikën

Shkëndija dhe Renova zhvilluan një derbi të vërtetë. Dy skuadrat nga Tetova, të cilat i lidh një rivalitet i madh bënë lojë të luftarake, e që në fund përfundoi me barazim 1-1.

Mbrojtësi i Renovës, Fisnik Zuka, tha se në pjessn e parë kuqezinjtë ishin më të mirë për një nuancë, ndërsa pjesa e dytë u takoi atyre.

“Ishte një lojë shumë interesante. Në pjesën e parë ata ishin pak më të mirë, ndërsa në në pjesën e dytë mendoj se ne ishim më të mirë, luajtëm qysh dinë të luaj Renova dhe me meritë e barazuam rezultatin”, deklaroi për Open-TV, Fisnik Zuka, futbollist nga Shkupi.

Pas javës së 27-të, Renova renditet në vendin e pestë me 38 pikë, kurse Shkëndija e dyta me 52 pikë.

Në javën e ardhshme, Renova e pret Akademija Pandevin, kurse Shkëndija luan me Bregallnicën në Shtip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat