Zbulohet gjendja e ish-lojtarit të Napolit

Futboll

Zbulohet gjendja e ish-lojtarit të Napolit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 11:32
Zbulohet gjendja e ish-lojtarit të Napolit

Ish-mesfushori i Kolumbisë, Freddy Rincon bëri një aksident të rëndë me makinë në Cali. 55-vjeçari iu nënshtrua direkt një operacioni dhe kujdesi intensiv, ndërsa së fundmi është zbuluar edhe gjendja e ishit të Napolit.

“Gjendja e tij është shumë serioze dhe e rëndë.”-bëri me dije Laureano Quintero, drejtori i spitalit ku ndodhet Rincon.

Makina e tij u përplas me një autobus rreth orës 4:30 të mëngjesit në Cali të Kolumbisë. Katër persona të tjerë u dëmtuan gjatë përplasjes, ndërsa gjendja e tyre nuk raportohet të jetë e rëndë.

Rincon ka qenë pjesë e kombëtares së Kolumbisë gjatë viteve 1990-2001, kur u tërhoq, ndërsa është një nga lojtarët më ikonik të asaj dekade. Ndërsa pas një periudhe te ekipi i Palmeras në Brazil, në 1994 mesfushori lëvizi te Napoli, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat