Moratti flet rreth luftës për titull në Serie-A, jep një propozim të ri

Futboll

Moratti flet rreth luftës për titull në Serie-A, jep një propozim të ri

Më: 11 prill 2022 Në ora: 11:36
Massimo Moratti

Interi, Milani dhe Napoli janë duke luftuar kokë më kokë për titullin kampion në Serie-A këtë sezon.

Janë “rossonerët” ata që e kryesojnë tabelën me 68 pikë derisa ndiqen nga Interi dhe Napoli me nga 66 sosh.

Tani kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund të kampionatit, ish-presidentin e Interit Massimo Moratti ka propozuar që nga tani e tutje të tri këto skuadra t’i zhvillojnë ndeshjet në të njëjtën kohë.

“Do të ishte më e drejtë dhe më interesante nëse të gjitha skuadrat që luftojnë për Scudetto do të luanin në të njëjtën kohë”, thotë ish-numri një i Interit.

"Nëse e fiton ndeshjen që duhet rikuperuar, Interi është praktikisht në komandë. Këtë herë Interi ka bërë hapin e duhur dhe ka bindur”, shtoi Morratti.

Më tutje ai ka rekomanduar transferimine Dybalas në skuadrën e Simone Inzaghit.

“Dybala apo Lukaku? Unë e konsideroj Dybalan aq të fortë sa do ta merrja gjithmonë, por kemi nevojë edhe për një tjetër qendërsulmues të fortë”, ka theksuar Moratti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat