Freiburg fiton në udhëtim

Futboll

Freiburg fiton në udhëtim

Më: 10 prill 2022 Në ora: 20:12
Freiburg fiton në udhëtim

Freiburg u rikthye te fitorja duke mundur në transfertë Eintracht Frankfurt në “Deutsche Bank Park” me rezultatin 1-2. Skuadra e Glasner nuk e reflektoi ngarkesën pas ndeshjes me Barcelonën, duke qenë agresive, por golin e gjetën lojtarët e Freiburg, të cilët në të parën mundësi u treguan maksimalisht të saktë me italianin Grifo, i cili gjeti rrugën e rrjetës.

Frankfurt arriti që të gjente golin e barazimit në pjesën e dytë me anë të Filip Kostiç, me serbin i cili shënoi golin e katërt sezonal në kampionat. Në të 69-ën Feiburg ia doli që të rigjente avantazhin, me Petersen, i cili u aktivizua nga stoli dhe shënoi golin e dytë e të fitores.

Frankfurt bëri gjithçka që të mos dilte duarbosh nga kjo përballje, teka ishte i pafat për shkak se goditi shtyllën me anë të Hrustic, ndërsa iu anulua dhe një gol i japonezit Kamada për pozicion të parregullt. Me këtë sukses, Freiburg vijon pretendimet e saj për zonën Champions.

Bayer Leverkusen nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në tranfertën e Bochum. Edhe pse ishin dominues, “aspirinat” e patën të vështirë që të gjenin rrugën e rrjetës.

Në pjesën e dytë Leverkusen pati një mundësi idele për të shënuar me anë të një 11-metërshi, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fundin e ndeshjes. Leverkusen mbetet në vendin e tretë të Bundesligës me 52 pikë, por i krijon mundësinë ndjekëse të rrisin pretendimet për vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat