Imeri po mahnit Zvicrën! Gazeta zvicerane shkruan për Behramin e ri

Futboll

Imeri po mahnit Zvicrën! Gazeta zvicerane shkruan për Behramin e ri

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2022 Në ora: 18:53
Imeri po mahnit Zvicrën! Gazeta zvicerane shkruan për Behramin e ri

Servette i falet futbollistit me prejardhje nga Kosova, Kastriot Imerit, reprezentues i Zvicrës. 

Servette ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Zurich-ut, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit zviceran. 

Në minutën e 35-të, Kastriot Imeri shënon për fitoren e madhe pas asistimit të Stevanoviqit.

Ndeshje e luftuar deri në fund, në fakt edhe derbi shqiptarë, për Servetten u paraqitën Kastrioti Imeri e i riu 18-vjeçar (mbrojtësi i majtë) Valton Behrami dhe për Zurich-un Fidan Aliti, Lindrit Kamberi, Mirlind Kryeziu, Bledian Krasniqi, Blerim Xhemaili. 

Krasniqi e Kamberi u ndëshkuan me kartona të verdhë në minutën e 26-të përkatësisht 30-të.

Krasniqi u zëvendësua në minutën e 44-të e Xhemaili në atë të 66-tën, ndërsa Behrami u zëvendësua në minutën e 89-të sikurse edhe Imeri.

“Disi emër i njohur për ne. Por nuk është ish-ylli i Kombëtares, Valon Behrami, por Valton Behrami, që e zëvendëson superyllin Gael Clichy në krahun e majtë të mbrojtjes.

Clichy është i sëmurë. Behrami me “T” në emrin e tij, mbushi 18 vjet muajin e kaluar dhe po luan ndeshjen e dytë të Superligës kundër Zurich-ut”, ka shkruar mes të tjera “Blick”.

Zurich kryeson me 63 pikë e Servette është në të gjashtin me 41 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat