Propozimi i papritur nga Salma Hayek

Futboll

Propozimi i papritur nga Salma Hayek

Më: 10 prill 2022 Në ora: 13:19
Propozimi i papritur nga Salma Hayek

Kur duhet ndërruar një skuadër, ka shumë gjëra që duhen marrë parasysh. Ambiciet personale, ato të klubit mund të transferohesh dhe ato të klubit nga ku do të largohesh. Më pas ka rëndësi (dhe shumë) aspekti financiar dhe disa elemente të tjerë po aq të rëndësishëm.

Shumë shpesh mund të jetë vendimtare telefonata e një trajneri ose e një futbollisti të njohur. Po çfarë ndodh nëse nga ana tjetër e telefonit është një aktore e famshme? Për këtë duhet pyetur meksikani i Ajax-it, Edson Alvarez, i cili është kontaktuar nga Salma Hayek për një transferim.

 Çfarë hyn këtu aktorja e Hollywood-it? E thjeshtë, burri i saj, François-Henri Pinault, është presidenti i Artemis, grup lider në botë në tregun e modës, verës dhe objekteve luksoze, por mbi të gjitha është president i Rennes.

Dhe pikërisht në këtë rol ka bërë me të vërtetë gjithçka për ta bindur Alvarez të luajë në Ligue 1, siç ka pranuar vetë lojtari për holandezen DeTelegraaf.

“Po, është e vërtetë, më ka telefonuar një bashkatdhetare e famshme dhe ka provuar të më bindë që të transferohesha në Francë. Gjëja më ka befasuar dhe më ka gëzuar, por isha i vendosur të vazhdoja të luaja me Ajax-in dhe ia kam shpjeguar menjëherë”, ka thënë Alvarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat