Vedat Muriqi e lë me gishta në gojë Atletico Madridin 

Futboll

Vedat Muriqi e lë me gishta në gojë Atletico Madridin 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2022 Në ora: 18:07
Muriqi feston

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, e lë me gishta në gojë Atletico Madridin. 

Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Atleticos, në takimin e javës së 31-të në kampionatin spanjoll. 

Gjithçka u vendos në minutën e 68-të, Muriqi mori përgjegjësinë të godet nga penalltia, duke shënuar në portën e portierit slloven Oblak.

Image

Muriqi shënon nga penalltia

Muriqi bëri lojë të mirë, i gëzohet kësaj fitore të madhe, për faktin se morën tre pikë të arta në luftë për të siguruar ekzistencën. 

Atletico Madridi është në vend të katërt me 57 pikë e Mallorca në të 17-tin me 29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat