Drita me disa mungesa, Islami: Shkojmë për fitore 

Futboll

Drita me disa mungesa, Islami: Shkojmë për fitore 

Më: 9 prill 2022 Në ora: 17:42
Islami

Drita e Gjilanit synon fitore në Drenas ndaj Feronikelit, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës. 
Futbollisti i Dritës, Përparim Islami, theksoi se tri pikë janë të vlefshme dhe për të marrë fitoren duhet ta vlerësojmë skuadrën tonë, por dhe kundërshtarin.

“Nesër e kemi ndeshjen me një skuadër që duhet vlerësuar, duke respektuar kundërshtarin duhet ta vlerësojmë edhe ekipin tonë. Tri pikë janë shumë të vlefshme për skuadrën tonë që të vazhdojmë ecurinë pozitive.

Motivi është i njëjtë, ne shkojmë për fitore, sepse tri pikë janë të njëjta si me Feronikelin si me skuadra tjera me Ballkanin apo Gjilanin”, ka potencuar Islami.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, njoftoi se nesër do të mungojnë Ardian Cuculi, Ilir Blakçori dhe Almir Ajzeraj për shkak të kartonëve, ndërsa varësisht nga ecuria e lojës do të mund të inkuadrohen edhe futbollistë të rinj. 

Drita është në pozitën e tretë me 49 pikë e Feronikeli i fundit me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat