Arsenali vendos çmimin për Pepe-n

Futboll

Arsenali vendos çmimin për Pepe-n

Më: 9 prill 2022 Në ora: 14:57
Arsenali vendos çmimin për Pepe-n

I transferuar për çmimin rekord prej 72 milionë euro nga Lille në vitin 2019, megjithatë, Arsenali duket se ka vendosur që ta shesë Nicolas Pepe-n.

26-vjeçari, i cili iu bashkua ‘Topçinjve’ në vitin 2019 nga Lille, nuk ia ka dal që të gjejë formën e tij më të mirë, dhe sipas mediave britanike, klubi nga ‘Emiratës’, ka vendosur ta shesë lojtarin gjatë kësaj verë.

Madje, Arsenali është i gatshëm ta shesë Pepe-n për 25  milionë euro, as gjysma parave sa ishte blerë nga skuadra angleze.

“Arsenali do të presë çdo ofertë për Pepe-n gjatë kësaj verë dhe është i përgatitur që ta lërë atë të largohet për 25 milionë euro”, shkruajnë mediat britanike.

Pepe me Arsenalin ka kontratë deri në vitin 2024, por duket se dy palët gjatë kësaj verë, do t’i ndajnë rrugët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat