Publikohen formacionet zyrtare:Leipzig - Atalanta

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare:Leipzig - Atalanta

Më: 7 prill 2022 Në ora: 18:27
Publikohen formacionet zyrtare:Leipzig - Atalanta

Në kuadër të Europa Leauge sot luhen ndeshjet e para të çerekfinaleve, ndërsa sfida e parë që do të zhvillohet është ndërmjet Lepzig dhe Atalanta me fillim nga ora 18:45, ku para pak çastesh janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet sot në ‘Red Bull Arena’ të Leipzigut e cila është vendase në duelin e parë ndaj Atalantas.

Dy ekipet janë në një formë relativisht të mirë javëve të fundit, e sidomos skuadra gjermane e cila nuk njeh humbje që nga 5 shkurti, ku ishte mposhtur me rezultat 3-2 nga Bayern Munih.

Derisa skuadra e cila arrin të kualifikohet në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e sfidës Braga-Rangers.

FORMACIONET ZYRTARE:

Leipzig: Gulacsi, Gvardiol, Orban, Klostermann, Angelino, Kampl, Laimer, Henrichs, Olmo, N’kunku, Silva.

Atalantas: Musso, Palomino, Demiral, de Roon, Zappacosta, Freuler, Koopmeiners, Hateboer, Pasalic, Pessina, Muriel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat