Messi s’do të përballet me këtë kombëtare në fazën e grupeve

Futboll

Messi s’do të përballet me këtë kombëtare në fazën e grupeve

Më: 7 prill 2022 Në ora: 17:38
Messi s’do të përballet me këtë kombëtare në fazën e grupeve

Ditë më parë, u hodh shorti për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar në muajt nëntor dhe dhjetor.

Messi me gjasë do ta luajë Botërorin e fundit, teksa Argjentina do të jetë në grupin C së bashku me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë.

Për herë të parë që nga viti 2006, Argjentina s’do ta ketë në grup Nigerinë.

Në tri Kupat e Botës radhazi, 2010, 2014 dhe 2018, Argjentina ishte bashkë me Nigerinë në fazën e grupeve.

Ndërkohë, Nigeria nuk ka arritur të kualifikohet fare në Botëror, duke u mposhtur nga Ghana, e cila është në grup me Portugalinë, Uruguain dhe Korenë e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat