Milan mbush çantën me 100 milionë euro

Futboll

Milan mbush çantën me 100 milionë euro

Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:24
Milan mbush çantën me 100 milionë euro

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, Milan ka vendosur të shpenzojë 100 milionë euro në merkaton e verës.

Sigurisht, ata kanë vendosur që 30 milionë euro të shpenzohen për qendërmbrojtësin holandes, Botman i cili luan te Lille.

Nuk ndalet me kaq te ekipi francez, pasi mendohet se do të ofrojnë edhe 30 milionë euro për mesfushorin portugez, Renato Sanches.

Pjesa tjetër e mbetur, pra 40 milionë euro po mendojnë t’i investojnë te transferimi i bomberit italian, Scamacca. Për sulmuesin e Sassuolos do të jetë e vështirë pasi ai dëshiron kalimin tek Inter, dhe zikaltërit janë në kontakte të vazhdueshme me lojtarin dhe agjentin e tij. Por nëse do të mbërrinte Dybala tek Inter, ndoshta kampionët në fuqi do të hiqnin dorë prej tij.

Milan gjithashtu është dujke synuar edhe Origin, por me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat