Ish-drejtuesi: Spalletti, një befasi e bukur

Futboll

Ish-drejtuesi: Spalletti, një befasi e bukur

Më: 7 prill 2022 Në ora: 15:28
Ish-drejtuesi: Spalletti, një befasi e bukur

Yuri Gusakov, ish-drejtues i Zenit-it, ka folur për ish-trajnerët e klubit rus, mes të cilëve Roberto Mancini dhe Luciano Spalletti duke dhënë disa gjykime të kundërta për dy trajnerët italianë.

Fjalë të mëdha për trajnerin aktual të Napoli-t: “Mes trajnerëve më të hapur dhe të ndjeshëm. I mblidhte lojtarët në restorante, donte të krijonte një grup të lidhur dhe ia ka dalë. Më pas u bënte dhurata vartësve: varëse me emra, ora. Një surprizë e papritur dhe e kënaqshme”, ka thënë Gusakov.

Eksperienca me Mancini-n duket se nuk ka qenë aq kënaqshme: “ishte shumë arrogant. Kishte edhe zemërim se nuk mori lojtarë për shifra të çmendura, edhe pse i shin premtuar”, ka vazhduar Gusakov.

“Kur ka marrë ofertën për të drejtuar kombëtaren e Italisë është sjellë në një mënyrë të pakuptueshme dhe aspak profesionale. Gjatë fazës përgatitore të dimrit zhvillonte shumë pak seanca stërvitore.

“Zeniti e ka mbyllur kampionatin në vendin e pestë, rezultati më i keq i arritur në vitet e fundit. Dukej sikur e ka bërë enkas për t’u shkarkuar nga klubi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat