Milan futet në garë për Dybalan

Futboll

Milan futet në garë për Dybalan

Më: 7 prill 2022 Në ora: 11:37
Milan futet në garë për Dybalan

Paulo Dybala është duke studiuar të gjitha variantet e mundshme të cilat po i trokasin në derë.

Deri më tani, Atletico ka treguar interes për argjentinasin nga jashtë Italisë, ndërsa brenda është Inter, i cili duket shumë favorit për të marrë Dybalan.

Por sot, qarkullojnë zëra se Milan ka shfaqur interes për të. Nuk është e pamundur, por ka një problem që kuqezinjtë do duhet ta zgjidhin nëse e duan me patjetër sulmuesin aktual të Juventusit.

Paga e tij e lartë bën që Milan të stepet, pasi nuk janë në gjendje të përballojnë një tjetër lojtar me pagë të lartë në ekip.

Nga ana tjetër, zikaltërit e Interit i kanë mundësitë të plotësojnë të gjitha kushtet e Dybala, por kjo gjë më pas do të varet nga vet lojtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat