Milani kërkon dy lojtarë

Futboll

Milani kërkon dy lojtarë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:25
Milani kërkon dy lojtarë

Milani mban vendin e parë të Serisë A dhe lufton për titullin kampion këtë sezon, ndërsa drejtuesi e klubit, me në krye Paolo maldinin kanë nisur planifikimin e skuadrës për vitin e ardhshëm.

Me Kessie e Romagnolin që kanë bërë valixhet gati, por edhe dyshimet mbi vijimësinë e Ibrahimoviç, klubi kuqezi është duke lëvizur ndjeshëm në merkato, për të kompletuar sa më shpejt skuadrën me të cilën do të përfaqësohet sezonin e ri.

Kështu tregu francez vijon të mbetet i preferuar për Maldinin, që pasi mori portierin Maignan, është gati të rrëmbejë edhe dy titullarë të tjerë të Lille. Bëhet fjalë për mbrojtësin Botman dhe mesfushorin Renato Sanchez, të cilët janë pjesë e klubit francez dhe Maldini po negocion për t’i transferuar në Milano në këmbim të 45 milionë eurove në total.

Megjithatë ëndrra e vërtetë e legjendës së Milanit është fantazisti i Realit të Madridit, Marcos Asensio, i cili ka humbur vendin e titullarit dhe me blerjet që pritet të bëjnë spanjollët në verë, pritet të zbresë edhe më shumë në hierarki.

Pikërisht për këtë arsye, Maldini është ofruar ta marrë në huazim një vjeçar me të drejtë blerjeje për shifrën e 25-30 milionë eurove, ndërsa ky opsion preferohet edhe nga vetë Asensio, që dëshiron të luajë rregullisht, në mënyrë që të marrë një ftesë nga trajneri Luis Enrique për Katar 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat