Kryetari i tifogrupit Dardanët: Jemi të hapur...

Futboll

Kryetari i tifogrupit Dardanët: Jemi të hapur...

Nga: K.G. Më: 6 prill 2022 Në ora: 15:55
Kryetari i tifogrupit Dardanët: Jemi të hapur...

Lulzim Berisha, kryetar i tifogrupit Dardanët, beson se rizgjedhja e Agim Ademit president edhe për katër vite në krye të FFK-së, është njeriu i duhur dhe që do të çojë proceset përpara. 

“Në emër tim dhe të gjithë tifogrupit Dardanët, shprehi urimet më të sinqerta me rastin e rizgjedhjes të Agim Ademit në krye të FFK-së. Na pret një katërvjeçar me shumë sfida për ta avancuar futbollin në shkallën që e meriton edhe aty ku i takon. Natyrisht që ne si tifogrup do ta luajmë rolin tonë konstruktiv në këtë etapë.

Jemi të hapur çdoherë për bashkëpunim të mëtejmë për të mirën e futbollit vendor. Nuk kemi shumë kohë për të humbur, andaj urojmë që hapat të përshpejtohen dhe dinamizmi i punëve të intensifikohet, deri kur të arrijmë në pikën kur çdo futbolldashës do të ndjehet mirë me sukseset e arritura.

Ne besojmë që Agim Ademi përfaqëson njeriun e duhur për t’i shtyrë këto procese përpara.

Shëndet, suksese dhe ju prifshin punët e mbara, kryetar Agim Ademi!”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat