Barcelona futet seriozisht në garë për Lewandowskin

Futboll

Barcelona futet seriozisht në garë për Lewandowskin

Më: 6 prill 2022 Në ora: 14:17
Barcelona futet seriozisht në garë për Lewandowskin

Barcelona ndodhet përballë pamundësisë për të përballuar një operacion të përmasave “Erling Haland”.

Kështu që është duke kryer manovra të tjera për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm me synimin për të konsoliduar projektin e nisur që nga ardhja e Ksavi Hernandezit në “Camp Nou”.

Një nga objektivat në merkato është ajo e Robert Levandovskit, sulmuesi polak i Bajernit të Mynihut.

Marrëveshja me lojtarin nuk do të ishte problem për shkak të interesimit të Levandovskit për të ndryshuar ambient dhe marrëdhënieve të mira mes presidentit Joan Laporta dhe agjentit të lojtarit, Pini Zahivi, i cili është kujdesur për interesat e tij që nga viti 2018.

Barça do t’i ofronte golashënuesit më të mirë të Bundesligës një kontratë deri në qershor 2026.

Nga ana tjetër, katalanasit do t’i jepnin atij mundësinë për të drejtuar atë që do të ishte projekti i parë fillestar i Ksavit në pankinën e Barçës.

Trajneri spanjoll, edhe pse tani ka në skuadër sulmues si PiereEmerik Obamejang , i cili është një garanci në repartin ofensiv, dëshiron një tjetër lojtar garancie me eksperiencë, një yll për të nisur një projekt fitues brenda dhe jashtë Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat