Klopp: Nëse nuk mund të jesh në vendin e parë, do të synosh vendin e dytë

Futboll

Klopp: Nëse nuk mund të jesh në vendin e parë, do të synosh vendin e dytë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 12:59
Klopp: Nëse nuk mund të jesh në vendin e parë, do të synosh vendin e dytë

Sfida e së dielës mes Liverpoolit dhe Manchester City-t ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, me dy skuadrat kryesuese të Premier League-s që do të matin forcat në një përballje të jashtëzakonshme. Si “The Reds”, ashtu dhe skuadra e “qytetarëve”, kanë bërë një edicion fantastik e tani janë gati për ndeshjen e drejtpërdrejtë, që mund të përcaktojë fatin e sezonit.

Megjithatë, nuk ndan të njëjtin mendim trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili duket se do të largojë presionin, teksa veçon se ky 90-minutësh nuk do të përcaktojë fatin e titullit.

“Na pret një ndeshje e vështirë, megjithatë, nëse nuk fitojmë ndaj City-t, askush nuk do të mendojë se kaq ishte dhe gjithçka është vendosur. Nëse nuk mund të jesh në vendin e parë, do të synosh vendin e dytë, por nëse je pranë vendit të parë, do tentosh ta kalosh. Ne do të synojmë që ta arrijmë diçka të tillë.

“The Reds” do të shkojnë në “Etihad” të dielën pas një ecurie mbresëlënëse prej 10 fitoresh radhazi në kampionat, por përballë do të kenë kryesuesit, që udhëheqin Premier League-n me 73 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat