Ankthi po rritet për ndeshjen e madhe të Champions League

Futboll

Ankthi po rritet për ndeshjen e madhe të Champions League

Më: 6 prill 2022 Në ora: 12:47
Ankthi po rritet për ndeshjen e madhe të Champions League

Ankthi po rritet për ndeshjen e madhe të Champions League, të planifikuar për sonte në orën 21:00 në “Stamford Bridge”, ndërmjet Chelsea dhe Real Madridit. Dy skuadrat u takuan sezonin e kaluar në gjysmëfinale, ku blutë e Tuchelit mbizotëruan dhe fituan trofeun e shumëlakmuar.

Me këtë rast, megjithatë, përballja e dyfishtë do të zhvillohet për raundin çerekfinal. Në 16-she, Chelsea mposhti skuadrën franceze të Lille, duke fituar 2-0 në shtëpi dhe 2-1 jashtë. “Los Blancos” e Carlo Ancelottit, nga ana tjetër, eliminuan PSG-në në raundin e kaluar.

Pas nokautit 1-0 në “Parce des Princes” (goli në fund fare nga Kylian Mbappé), Reali arriti të përmbysë gjithçka në kthim. Karim Benzema mori skenën me një “hat-trick” të frikshëm, çka lejoi skuadrën e tij të kualifikohet në çerekfinale dhe të eliminojë yjorët e Pochettino.

Duke u rikthyer në ndeshjen e sotme, Chelsea është skuadra kundër të cilës Real Madridi ka luajtur më shumë ndeshje pa fitore (pesë): 2 barazime dhe 3 humbje ndaj bluve. Kthimi do të luhet të martën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”. Në krye të merengues do të jetë Carlo Ancelotti, i cili iu bashkua skuadrës pas negativizimit nga Covid-19.

Ja formacionet e mundshme:

CHELSEA (4-3-1-2): Mendy; Azpilicueta, Thiago Silva, Rüdiger, M. Alonso; Kanté, Jorginho, Mount; Kovacic; Havertz, Pulisic. Trajner: Thomas Tuchel (në dispozicion: Kepa, Christensen, T.Chalobah, James, Sarr, Saul, Barkley, Hudson-Odoi, Ziyech, Lukaku, Werner, Loftus-Cheek).

REAL MADRID (4-3-1-2): Courtois; Carvajal, E. Militao, Alaba, F. Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; F. Valverde; Benzema, Vinicius J. Trajner: Carlo Ancelotti (në dispozicion: Lunin, Vallejo, Nacho, Marcelo, Lucas Vazquez, Ceballos, Camavinga, Asensio, Bale, Rodrygo, Mariano Diaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat