Klopp: Dua ta festoj titullin me tifozët

Futboll

Klopp: Dua ta festoj titullin me tifozët

Më: 5 prill 2022 Në ora: 11:18
Klopp: Dua ta festoj titullin me tifozët

Sezoni i Liverpool deri në këtë pikë të sezonit meriton duartrokitje, megjithatë për të kuqtë mund të bëhet edhe më mirë teksa në fund janë trofetë ato të cilat të sigurojnë pjesëmarrjen në historinë e futbollit.

Aktualisht, Liverpool ka arkivuar një trofe, atë të Carabao Cup, ndërsa është në gjysmëfinalen e FA CUP, çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe vetëm një pikë pas Manchester City në Premier League.

Pikërisht, sfida e radhës në kampionat është ajo ndaj “Qytetarëve” të Pep Guardiolës, një finale e vërtetë ku fituesi merr gjithçka duke qenë se më pas mbeten vetëm shtatë ndeshje deri në fund. Së fundmi tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp theksoi se ëndërron të fitojë titullin në Pemier League dhe ta festojë atë me tifozët në stadium duke qenë se në vitin 2020 festa në Anfield ishte e pamundur prej COVID-19.

“Dua të jem i sinqertë, nuk jemi ne favoritët në asnjë prej kompeticioneve ku marrim pjesë.

Por, ne jemi prezent dhe më bëhet qejfi kur shikoj se njerëzit besojnë te Liverpool. Më duket e vështirë që në këtë sezon të fitojmë katër trofe, ne duhet të marrim çdo ndeshje me radhë.

E kemi fituar një trofe dhe prandaj flitet se mund të fitojmë katër, por mendoj se City është favoriti numër një për ta mbyllur sezonin me tre trofe madhorë. Unë dua që të fitoj titullin në kampionat dhe të kem mundësinë ta festoj me tifozët në stadium sepse diçka e tillë për ne do të thotë gjithçka”, u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat