Fitore e thellë e Atletico Madridit

Futboll

Fitore e thellë e Atletico Madridit

Më: 2 prill 2022 Në ora: 23:28
Fitore e thellë e Atletico Madridit

Joao Felix dhe Luis Suarez shënuan dy herë secili pasi Atletico doli fitues me rezultatin e thelle 4-1 ndaj Deportivo Alaves. Ylli i ri portugez hapi rezultatin me një goditje të mirë me kokë duke shfrytezuar krosimin e Simo Vrsaljko dhe kjo dukej se ishte e mjaftueshme për pjesën më të madhe të lojës.

U duk sikur do te ishte e lehte por ne fakt me ndoshta vemendjen te Liga e Kampionëve dhe sfida me Manchester City në koken e tyre, Colchoneros u ndëshkuan kur Gonzalo Escalante u ngrit me kokë në golin e barazimit vetëm pas nje ore loje.

Një penallti e dyshimtë, e fituar nga Matheus Cunha, ndihmoi Atletico Madrid pasi Suarez – jo shumë kohë pasi u aktivizua nga pankina – shënoi në shtëpi dhe më pas dy gola të tjerë nga çifti i tyre yjor i dhanë shkëlqim ekipit te Simeones per 4-1 fina. Felix dhe Suarez, ne nje mbremje super.

Nje super ndeshje kjo nga Joao Felix per te cilin flasin statistikat. 94 minuta te zhvilluara dhe 2 gola, 52 prekje topi dhe 83,9% saktësi pasimi. Mes tyre, 3 pasime kyq, 2 gosdtje ne porte, 3 driblime te suksesshme nga 3 dhe 6 nga 8 duele te fituara.

Ai ka shënuar 6 gola dhe 2 asistime në 6 ndeshjet e tij të fundit në La Liga! Nje rrijte eksponenciale per talentin qe u ble mbi 110 mln euro dhe qe sigurisht tani po nis te ndeze motoret ne kete fund sezoni kur edhe do t’i duhet me shume Simeones.

Atletico Madrid shkon keshtu ne kuoten e 57 pikeve po aq sa edhe Sevilla, duke ndjekur Real Madrid. Neser Barcelona ka shansin qe gjithashtu te afrohet pasi ka ndeshje direkte ndaj Sevilla-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat