Nuhiu: Më gëzon fakti që nuk u dorëzuam

Futboll

Nuhiu: Më gëzon fakti që nuk u dorëzuam

Më: 2 prill 2022 Në ora: 16:39
Nuhiu: Më gëzon fakti që nuk u dorëzuam

Drita ka fituar më shumë mund ndaj Ulpianës në kuadër të javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës me rezultat 3:2.

Trajneri i skuadrës nga Gjilani, Ardian Nuhiu është shprehur shumë i lumtur me luftën që bënë lojtarët e tij për të marrë këtë fitore të mundimshme.

“Më gëzon fakti që nuk u dorëzuam për asnjë moment. Më vjen mirë për një vazhdimësi të rezultateve pozitive.

Deri në fund të kampionatit do t’i kemi edhe nëntë finale dhe do t’i marrim një nga një. Normal që neve na intereson edhe se çfarë bëjnë kundërshtarët tanë, por fillimisht i shikojmë takimet tona e më pas të tjerët”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.

Drita me këtë fitore del në pozitën e dytë me 49 pikë, aq sa Gjilani, ndërsa Ulpiana mbetet në pozitën e 9-të me 24 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat