Scaloni: Shpresoj që në fund të jenë Argjentina dhe argjentinasit

Futboll

Scaloni: Shpresoj që në fund të jenë Argjentina dhe argjentinasit

Më: 1 prill 2022 Në ora: 23:49
Scaloni: Shpresoj që në fund të jenë Argjentina dhe argjentinasit

Argjentina mund ta quajë veten me fat pas shortit për grupet e Botërorit Katar 2022, pasi goglat e vendosën me përfaqësuese si Arabia Saudite, Meksika dhe Polonia.

Të tre kundërshtarët janë të kalueshëm në letër për “albicelestët”, teksa trajneri Lionel Scaloni ka premtuar një fazë grupesh mjaft të mirë nga skuadra e tij, por në të njëjtën kohë ka kërkuar respekt për ekipet me të cilat do të përballet.

“Është një grup i vështirë, pasi e njohim Meksikën që ka futbollistë cilësorë, por edhe Poloninë, që mund të bëjë surprizë. Gjithsesi unë besoj se do të bëjmë një fazë grupesh mjaft të mirë, por duhet të vlerësojmë maksimalisht dhe të respektojmë kundërshtarët. Shpresoj që në fund të jenë Argjentina dhe argjentinasit, ata që do të festojnë triumfin”, u shpreh Lionel Scaloni.

Goglat e kanë vënë Argjentinën në grupin C, teksa ky do të jetë botërori I pestë e me shumë mundësi I fundit për Lionel Messin, që nuk ia ka dalë të triumfojë asnjëherë në këtë kompeticion/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat