Gjiganti italian po përgatit ofertë për Bale-n

Futboll

Gjiganti italian po përgatit ofertë për Bale-n

Më: 1 prill 2022 Në ora: 12:18
Gjiganti italian po përgatit ofertë për Bale-n

Gjiganti italian AC Milan thuhet se ka zbehur interesimin në yllin e Real Madridit, Marco Asensio.

Por, siç raportohet nga gazetari Rudy Galetti, “Rossonerët” tani kanë shprehur interesim serioz në bashkëlojatrin e Asensios, Gareth Bale.

Ylli i Uellsit do të jetë në formën e lojtarit të lirë këtë verë, dhe krerët e Milanit besojnë që Bale do të jetë një investim i mirë, pavarësisht se nuk ka pasur minutazhë të kënaqshme në “Santiago Bernabeu” këtë sezon.

Që prej transferimit nga Tottenhami te Real Madridi, Gareth Bale ka arritur të bëjë 256 paraqitje për gjigantin spanjoll, duke regjistruar 106 gola dhe 67 asistime mbi emrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat