Milan futet në garë për talentin e Benfica

Futboll

Milan futet në garë për talentin e Benfica

Më: 1 prill 2022 Në ora: 11:31
Milan futet në garë për talentin e Benfica

Milan futet në garë për talentin e Benfica!

Të gjitha mediat portugeze flasin për një interesim të Milanit për sulmuesin 22-vjeçar të Benficas, Darwin Nunez.

Nunez është objektivi i shumë klubeve të mëdha evropiane, por Milan mendohet të provojë shansin duke konkurruar për shërbimet e tij. Nunez vlerësohet jo pak por 60 milionë euro nga ekipi portugez.

Sulmuesi i talentuar për këtë sezon me Benficën ka luajtur 33 ndeshje, ku ka shënuar 26 gola dhe ka asistuar 2 herë.

Nunez është një bomber i vërtetë dhe kjo gjë tregohet qartazi prej golave të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat