Gjendja fizike e Erling Haaland vazhdon që ta shqetësojë...

Futboll

Gjendja fizike e Erling Haaland vazhdon që ta shqetësojë...

Më: 31 mars 2022 Në ora: 19:57
Gjendja fizike e Erling Haaland vazhdon që ta shqetësojë...

Gjendja fizike e Erling Haaland vazhdon që ta shqetësojë Borussia Dortmund. Pas humbjes së disa ndeshjeve me klubin gjerman për shkak të problemeve fizike, sulmuesi norvegjez e mori veten përpara ndeshjeve të kombëtareve, por tashmë duket se atij i janë rikthyer shqetësimet.

Lojtari shënoi në fitoren 9-0 të Norvegjisë ndaj Armenisë, megjithatë ai u desh që të zëvendësohej në pushimin mes pjesëve, pasi mori një dëmtim në kyçin e këmbës.

Haaland është rikthyer në Gjermani është në dyshim nëse do të luajë në fundjavë në ndeshjen kundër RB Leipzig. Trajneri i Dortmund, Marco Rose, ka zbuluar detaje në lidhje me gjendjen e sulmuesit.

Pjesëmarrja e tij është shumë e diskutueshme, për të qenë i sinqertë. Ai e ndrydhi plotësisht kyçin e këmbës, këmba e tij është e fryrë, e trashë dhe blu. Kushdo që e ka parë e di që është traumatike.”-deklaroi ai.

Më tej trajneri shtoi se pavarësisht faktit që vetë Haaland është optimist, gjendja e tij fizike nuk është e mirë, pasi ka marrë një dëmtim serioz.

“Erling është gjithmonë optimist në situata të tilla, por situata është tjetër ai është i dëmtuar. Ai do që të luajë, por ne duhet të shohim se situata do të jetë sot dhe nesër.”-theksoi Rose në konferencën për mediat përballë takimit me RB Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat