Infatino: Ky do jetë Botërori më i mirë ndonjëherë

Futboll

Infatino: Ky do jetë Botërori më i mirë ndonjëherë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 15:06
Infatino: Ky do jetë Botërori më i mirë ndonjëherë

I pranishëm në kongresin e 72-të të FIFA-s, Presidenti Gianni Infantino foli për Kupën e Botës që do të luhet pas gjashtë muajsh në Katar.

Infantino theksoi se teknikisht ky do të jetë kampionati më i mirë ndonjëherë i Kupës së Botës.

“Do të jetë fantastike për tifozët dhe për lojtarët në një nivel logjik, sepse praktikisht nuk do të ketë lëvizje dhe pastaj do të luajmë në kohën më të mirë të vitit sepse lojtarët do të jenë në kulmin e paraqitjeve të tyre, nuk do të jenë të lodhur pasi nuk do të jetë fundi i sezonit.

Mendoj se mund të jetë teknikisht kampionati më i mirë në botë.”-deklaroi Gianni Infantino.

Faza finale e Kupës së Botës që do të zhvillohet në Katar nis më 21 nëntor dhe do të zgjasë për rreth një muaj, me finalen që është planifikuar që të zhvillohet më 18 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat